Cila është fjala më e kërkuar nga shqiptarët në google gjatë 2021-shit?

“Big Brother Vip” është termi më i kërkuar nga shqiptarët në Google gjatë këtij viti.

Reality show ka filluar në tetor, por shumë shpejt ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve duke u bërë kryefjala e çdo bisede tavoline, apo edhe e titujve të revistave rozë!

Lajmin e ka bërë me dije moderatorja e emisionit, Arbana Osmani përmes Instagram.

 “Big Brother VIP është termi më i kërkuar nga shqiptarët në Google për vitin 2021. Dhe të mendosh që nisëm në tetor”, shkruan ajo.