Tuqia “lëshon” dronin dhe ushtarët drejt Greqisë/ Tensione në rajon

Turqia ka lëshuar një dron në ishujt e Egjeut, konkretisht në Nisyros, sipas mediave greke.

Kjo është hera e parë që Ankaraja lëshon dronë mbi territorin grek, por nuk ka mjaftuar vetëm kjo për të nxehur akoma më shumë situatën mes dy vendeve.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar ka publikuar një video që pasqyron një hartë me plazhet turke dhe ishullin grek Kastelorizo ​​ku thekson se është vetëm 1950 metra larg dhe tregon studentët e akademisë turke që hidhen në det, ndërsa kërcënon se “mund të arrijnë atje (te ishulli) duke notuar”.

Ishulli grek Kastelorizo është kthyer në “mollë sherri” mes dy vendeve.