Mbështetësit e Sali Berishës janë përplasur verbalisht me mbështetësit e kryetarit aktual të PD-së, Lulzim Basha.
Tensionet janë ulur pas ndërhyrjes së deputetëve, ndërkohë që në mediet kombëtare janë publikuar foto që tregojnë se i pranishëm seli ka qenë edhe reperi Stresi.
Ai është parë me një grup shoqëror pranë selisë, duke dëshmuar që po i qendron afër Berishës edhe në këto momente.
Kujtojmë që reperi ishte i pranishëm edhe në Kuvendin Kombëtar, që u mblodh në stadiumin Air Albania para tre ditësh.
