Emanuel Macron nuk ka përjashtuar fillimin e një lufte në Europë. Për mediat franceze presidenti ka thënë se konflikti midis Ukrainës dhe Rusisë do të çojë në një krizë ushqimore në 12 deri në 18 muajt e ardhshëm dhe kjo krizë do të ndihet në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme.
“Ne duhet të përgatitemi për një konflikt të mundshëm të armatosur me intensitet të lartë dhe të rrisim investimet në ushtri,” tha ai.
Macron premtoi sot se do të forcojë sovranitetin e Francës nëse fiton mandatin e tij të dytë si president në zgjedhjet e muajit të ardhshëm, në mënyrë që ta çojë vendin, siç tha ai, gjatë epokës së re të krizës.
Epërsia e Macron ndaj rivalëve të tij në prag të zgjedhjeve u rrit pas operacionit rus në Ukrainë, ka raportuar Reuters.
Sondazhet e opinionit të publikuar javët e fundit tregojnë se Macron do të fitojë rreth 30.5 për qind të votave në rrethin e parë, një rritje prej 10% në krahasim me sondazhet e muajit të kaluar.
