Një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj, pasi zbuloi se ai publikonte foto të saj erotike në rrjetet sociale. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Volos, Greqi ku gjykata e dënoi të riun për transmetim, publikim dhe shpërndarje të të dhënave personale.
Ai nuk mori pjesë në gjyq, ndërkohë që avokati mbrojtës mohoi që klienti i tij t’i ketë shpërndarë fotot, duke akuzuar paditësen se fotot ishin publikuar nga vetë ajo.
Gruaja pretendoi se kishte parë fotot e saj të publikuara gjatë një debati, kur ajo i rrëmbeu celularin ish-bashkëshortit dhe ai u tha të afërmve se e kishte bërë për… qejf!
