Esmeralda Shira, është 35-vjeçarja nga Shqipëria që është zhdukur pa gjurmë që më 16 dhjetor.
Policia greke është vendosur në gjetje të saj dhe mediet fqinje kanë bërë të ditur se Shira është zhdukur në Henia të Kretës, ku mund të ketë arsye që i rrezikojnë jetën.
Ajo është 1.75 m e gjatë, me flokë të zeza dhe sy kafe.
Ajo kishte veshur një xhaketë të zezë, dollakë të zeza dhe çizme të zeza kur u zhduk pa gjurmë të enjten më 16 dhjetor.
Kushdo që ka ndonjë informacion, ju lutemi të kontaktojë me telefon me “Buzëqeshja e Fëmijës” 1160000 në 24 orë, si dhe në “Linjën Kombëtare për të rriturit e zhdukur – 1017”, në të gjitha Komisariatet e Policisë me numër telefoni 100, si dhe përmes aplikacionit Missing Alert është një informacion i drejtpërdrejtë për zhdukjen e saj, shkruan gazetari Shpëtim Zinxhiria.
