Basha pranon se në ish-qeverisjen e PD-së ka patur korrupsion/ “Rama ka thithur faktorët tanë të korrupsionit”

Lulzim Basha ka pranuar në konferencën për mediat se në ish-qeverisjen e PD-së ka patur korrupsion. 

Kreu i demokratëve tha se disa prej atyre aferave janë bërë publike dhe disa jo. Sipas tij, Edi Rama në këto tetë vite nuk ka bërë asnjë kallëzim pasi faktorët e korrupsionit që ishin dikur në PD i ka thithur.

“Ne jemi të vendosur ta luftojmë për të ecur përpara. Ta luftojmë atë do të thotë brenda partisë tonë. ta lëmë mbrapa atë pjesë të hidhur. Kemi gjëra që krenohemi, por edhe që na turpërojnë. Disa prej atyre aferave janë bërë publike, disa jo.

Asnjë kallëzim nuk është bërë nga Edi Rama sepse disa prej tyre nuk janë më në PD, por i ka thithur. Disa i ka edhe në strukturat e tij sepse ndajnë të njëjta vese. Nuk jemi të pavetëdijshëm që ka ndodh korrupsion edhe në kohën tonë. Kjo plagë e madhe nuk është shkaktuar vetëm nga Edi Rama.

Padiskutim afera e inceneratorëve dhe të tjera tregojnë që qeveria Rama është më e korruptuar e 30 viteve dhe më e korruptuara e Europës sipas DASH. Ne do bëjmë gjithçka për ta pastruar Shqipërinë nga kjo plagë”, deklaroi Basha.