A e dini që kuptimi i këtij tatuazhi ka të bëjë me 350 milionë njerëz?/ Ja domethënia e tij

Nuk janë të pakët njerëzit që adhurojnë të kenë tatuazhe, duke “përjetësuar” në trupin e tyre ngjarje domethënëse për ta, siç mund të jetë një sukses, dhimbje.
Çdo tatuazh ka një kuptim të veçantë, por kuptimi i tatuazhit që shihni në foto është universal.

Kur Amy Bluel humbi tragjikisht babanë e saj, pasi ai u vetëvra, ajo donte ta mbante gjallë kujtimin e tij në një mënyrë të veçantë. Sidoqoftë, ajo gjithashtu donte të rrisë edhe ndërgjegjësimin për problemet e shëndetit mendor. Ajo themeloi Project Semicolon, i cili i lejoitë përmbushë të dy qëllimet e saj, raporton abcnews.al
Project Semicolon synon të “mbushë me shpresë dhe dashuri të gjithë ata që luftojnë me depresionin, vetëvrasjen dhe varësinë “. Ne përdorim pikëpresjen kur duan të lidhim dy fjali. Në kontekstin e shëndetit mendor, fjalia është jeta juaj. Kështu, pikëpresja është vendimi për të vazhduar jetën.

Tatuazhi me pikëpresje përfaqëson faktin që ju keni fuqi të plotë mbi veten tuaj. Për më tepër, ju mund të zgjidhni të vazhdoni të luftoni, edhe nëse vjen një moment në jetën tuaj që doni të hiqni dorë nga çdo gjë. Për shumë njerëz, pikëpresja përfaqëson një fillim të ri të jetës së tyre. Gjysma e parë e fjalisë është drejt përfundimit, dhe ata tani po fillojnë një fjali të re – një jetë të re me një këndvështrim tjetër.
Ky tatuazh është gjithashtu për tju kujtuar se nuk keni pse të përballeni vetëm me problemet tuaja. Sipas OBSH -së, më shumë se 350 milionë njerëz në botë vuajnë nga depresioni.