Karma ekziston/ “Fal, buzëqesh dhe vazhdo përpara. Karma do të kujdeset për pjesën tjetër”.

Në këtë artikull ju sjellim disa nga thëniet më të veçanta lidhur me Karmën, një term budist që nënkupton atë që përdoret rëndom si “Ç’të mbjellësh, do të korrësh”. Më poshtë ju sjellim disa nga thëniet që lidhen me këtë koncept.
“Karma nuk ka menu. Të shërbehet ajo që meriton”.
“Asgjë nuk ndodh rastësisht, me fat. Ti e krijon vetë fatin tënd me veprimet e tua. Kjo është Karma”.
“Karma thotë, nëse e thyen zemrën e dikujt dhe ai person të flet me të njëjtën gjallëri dhe respekt, më beso se të do shumë”.
“Nuk ke për ta kuptuar asnjëherë dëmin që i ke bërë dikujt, deri në momentin që ty do të bëjnë të njëjtën gjë. Kjo është arsyeja pse ekziston Karma”.
“Është një ligj natyral i Karmës që personat hakmarrës, të cilët bëjnë gjithçka për të lënduar të tjerët, përfundojnë të vetmuar dhe të lënduar”.
“Karma thotë se nëse përqendrohesh tek mërzitja, do të vazhdosh të vuash. Nëse përqendrohesh tek leksioni, do të vazhdosh të rritesh”.
“Mos humb kohë me hakmarrje. Njerëzit që të lënduan, do të përballen me Karmën e tyre”.
“Fal, buzëqesh dhe vazhdo përpara. Karma do të kujdeset për pjesën tjetër”.
“Mënyra se si njerëzit të trajtojnë, është karma e tyre. Mënyra se si ti reagon, është Karma jote”.
“Qëllimi i Karmës është të të ndihmojë që të jesh një person më i mirë”./bota.al