Paraditja do të karakterizohet nga kthjellimet dhe kalime vranësirash, që do të prekin më së shumti zonat Jugore, sipas MetoAlb.
Në vijim vranësirat do të shtohen duke sjell reshje të pakta dhe të izoluara shiu në ultësirën perëndimore, ndërkohër në zonat malore do të kemi reshje të pakta dëbore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 15°C. Era do të fryjë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
