Video/ Ja momenti kur shqiptari plagoset nga polici grek

Një 35-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga policia greke javën e kaluar në Athinë.
Mediat greke kanë nxjerrë së fundi pamjet e momentit të ndjekjes së policisë dhe shkëmbimit të zjarrit mes shqiptarit dhe punonjësve të policisë.

Djali shqiptar, të cilit nuk i është bëri i njohur identiteti, mbeti i plagosur me armë si pasojë e përplasjes me armë së bashku me një punonjës policie.
Në datën 8 tetor një grua greke kishte denoncuar vjedhjen e makinës. Policia u vendos në lëvizje me postblloqe dhe gjatë kontrolleve i bëri shenjë një makine të dyshimtë që drejtohej nga shqiptari që të ndalonte.

35-vjeçari jo vetëm që refuzoi që t’i bindej urdhrit për të ndaluar, por hapi zjarr duke qëlluar në drejtim të policisë, që e ndoqi për disa metra me motor duke e rrethuar. Nga të shtënat u plagos shqiptari dhe një efektiv policie 28-vjeç duke përfunduar të dy në spital.