Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për herë të parë për median pas shkarkimit të Flamur Nokës.
“Nokës i kam komunikuar shkarkimin, nuk e kam përjashtuar por e kam paralajmëruar, nuk mundet PD-ja që ka kundërshtar dhe armik Ramën dhe regjimin e tij të mbahet peng nga sajesa dhe shpifje dhe keqinformime që na devijojnë ng detyra jonë kryesore që është lufta ndaj regjimit. Ne kemi lancuar aksione të shumta për të zhbërë regjimin Rama-Doshi dhe s’mund të mbetemi peng i interesave personale që kërkojnë ta kthejnë PD-në në bunker”,-është shprehur Basha.