Eklipsi më i gjatë hënor në 500 vitet e fundit do të ndodhë në orët e para të mëngjesit të së premtes (19 nëntor), dhe do të zgjasë për disa orë.
Kulmi i eklipsit të pjesshëm do të ndodhë herët të premten, kur 97% e Hënës do të eklipsohet nga hija e Tokës, transmeton Telegrafi.
Eklipsi i mëparshëm i pjesshëm hënor më i gjatë, ndodhi në vitin 2018 dhe zgjati më pak se dy orë.
Eklipsi do të jetë i dukshëm nga 50 shtetet amerikane, Kanadaja dhe Meksika, si dhe një pjesë e Amerikës së Jugut, Australisë dhe Kinës, ka njoftuar agjencia amerikane hapësinore – NASA.
Movie of the "NEAR TOTAL ECLIPSE." LONGEST PARTIAL LUNAR ECLIPSE in 580 years occurs on morning of November 19th. 1st parts of the eclipse begin at 1:02AM EST. Max eclipse occurs at 4:02 AM when 97% of MOON in darkest part of Earth's shadow. pic.twitter.com/2HwPpqPbbd
— Holcomb Observatory (@holcombobserv) November 13, 2021
