Ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë, fatkeqësisht ka treguar edhe njëherë në sy të UEFA-s se tifozeria shqiptare është e dhunshme.
Në pushimin e ndeshjes, tifozë të Tiranës janë ngjitur në katin e dytë të stadiumit dhe kanë hapur fikëset e zjarrit të vendosura atje. Ata fillimisht i kanë hapur në tribunën qendrore, e më pas i kanë hapur mbi tifozët e Vllaznisë në tribunën ku ishin vendosur këta të fundit,
Përgjigja e mbështetësve kuqeblu ka qenë duke thyer stolat e gjuajtur tifozët e Tiranës me ta, duke detyruar policinë të ndërhynte.
Përplasjet nuk kanë munguar as brenda skuadrave.
Minuta e 25-të e ndeshjes mes Tiranës dhe Vllaznisë ka parë një zëvendësim të detyruar deri diku pas dëmtimit të sulmuesit brazilian të shkodranëve, Da Silva. Ky i fundit, pësoi një të çarë në fytyrë dhe me sa duket stafi teknik mendoi se ishte e rëndë, edhe pse ai po mjekohej në fushë nga stafi mjekësor.
Trajneri Brdariç vendosi largimin nga fusha të futbollistit, duke lënë këtë të fundit të shtangur kur mësoi se në vendin e tij kishte hyrë Mustedanagivç.
Ai fillimisht filloi të bënte me gjeste drejt Bradariç që nga ana tjetër e fushës dhe më pas, kur iu afrua pankinës nisi të shante publikisht trajnerin.
”Çfarë problemi ke?’, tha fillimisht i nervozuar ai duke shpërthyer më pas në të shara në anglisht në drejtim të teknikut. “Ik q…, cope m…” ishin thirrjet që lëshoi ai në drejtim të tij, para se të futej i nervozuar në dhomat e zhveshjeve.
