Test psikologjik/ Zgjidhni një nga figurat për të kuptuar personalitetin tuaj

Shikoni me kujdes imazhin, bëni zgjedhjen tuaj dhe zbuloni personalitetin tuaj të vërtetë. Do t’ju duhet vetëm të bëni një zgjedhje, duke e lënë veten të udhëhiqeni nga instinktet tuaja. Mundohuni të mos mendoni shumë, jepni përgjigjen në pak sekonda.

Zgjidhjet e testit
Gruaja shtatzënë: ju jeni një person i thjeshtë, me pak ide, por shumë specifike. Përqendroheni mbi të gjitha në dashuritë familjare dhe preferoni të qëndroni në shtëpi sesa të dilni.

Gruaja në karrierë: Jeni një person veçanërisht ambicioz. Do të bëni gjithçka për të arritur një qëllim të rëndësishëm. Nuk ka asnjë qëllim të paarritshëm për ju. Nuk ka asnjë problem apo person që mund t’ju ndalojë. E rëndësishme është të plotësoni dëshirat tuaja, gjithçka tjetër vjen më vonë.

Gruaja me qenin: Jeni një person shumë kreativ. Keni shumë ide dhe gjithmonë përpiqeni t’i ktheni në realitet. Disa nga këto janë të shkëlqyera, por ato shpesh nuk janë të zbatueshme në jetën reale. Të ëndërrosh është mirë, por ndonjëherë duhet të përpiqesh të mbash këmbët në tokë.

Gruaja me kapëse në dorë: ju jeni një person i paqëndrueshëm. Shpesh ndryshoni mendje, rrëmbeheni shumë nga emocionet. Ju mbështeteni te instinkti dhe shpesh hidheni në një aventurë të re pa menduar për të. Ndonjëherë merrni vendime shumë të nxituara dhe ndiheni keq nëse drejtimi i marrë nuk rezulton i duhuri./ Revista Psikologjia