Jetëgjatësia dhe shëndeti mund të paguajnë “faturën” që pagjumësia shkakton tek ne.
Personat të cilët qëndrojnë zgjuar deri vonë dhe kanë probleme të zgjohen në mëngjes, kanë 10 % shanse më të larta të rrezikut për të vdekur më herët sesa ata që flenë dhe zgjohen herët, transmeton Telegrafi.
Ekspertët tregojnë se është e rëndësishme që personat të cilët qëndrojnë zgjuar deri vonë ta kuptojnë se shprehitë e tyre të gjumit mund të kenë pasoja serioze shëndetësore, dhe ka shumë gjëra që iu ndihmojnë atyre t’i largojnë këto shprehi.
Vlen të ceket se këto zbulime janë bazuar në studimin e më shumë se 433,000 britanikëve.
Ndër të tjera, ata që qëndrojnë zgjuar deri vonë janë dyfish më të prirë të vuajnë nga çrregullimet psikologjike, 30% më të rrezikuar nga diabeti, 25% më të rrezikuar nga problemet neurologjike, 23% më të rrezikuar nga çrregullimet gastrointestinale dhe 22% më të rrezikuar nga sëmundjet respiratore
