Shkolla në Elbasan/ Nxënësit: “Nuk kuptojmë mësimet, por përpiqemi”

Në qytetin e Elbasanit ka një rënie të madhe të numrit të nxënësve në shkolla dhe kopshte. Nga 115 shkolla(qendër, publike, jopublike dhe vartëse), 94 prej tyre e zhvillojnë mësimin normalisht me 1 turn, ku ora zgjat 45 minuta dhe 21 shkolla e zhvillojnë mësimin me turne. Deri më sot, në klasën e parë janë regjistruar në arsimin publik dhe jopublik 1353 nxënës.

Prindërit e nxënësve kanë theksuar se orari duhet të jetë më i gjatë se 30 minuta, pasi nxënësit nuk arrijnë të kuptojnë siç duhet mësimin për një kohë kaq të shkurtër.

Kohëzgjatjen e mësimit e kanë shprehur dhe nxënësit si problem, pasi sipas tyre nuk kanë kuptuar gjë gjatë mësimit të bërë online apo me turne.

“E vështirë është se nuk bëhet mësimi si në vitet e kaluara. Nuk është se kuptojmë ndonjë gjë të madhe por përpiqemi. Unë jam në klasë të 9 dhe e kam akoma më të vështirë,”-ka thënë një nxënëse për Faxweb.

“Për ne është shumë e vështirë, dso të ishte më mirë që mësimi të bëhej si para pandemisë”– u shprehën disa prej nxënësve.