Kushtet atmosferike janë të paqëndrueshme në të gjithë territorin shqiptar, duke sjellë vranësira që në orët e para të mëngjesit. Në zonat malore vranësirat janë shoqëruar dhe me rreshje të pakta shiu.
Sipas Meteoalb, edhe dita e nesërme mbetet nën ndikimin e vranësirave të dendura duke rrezikuar reshje shiu kryesisht në zonat veriore dhe pjesërisht te ato qendrore.
“Dita e mërkurë dhe e enjte intensifikon vranësira duke sjellë shira, ku herë pas here do të ketë edhe rrebeshe në pjesën më të madhe të territorit të vendit. E premtja dhe fundjava do të sjellin pauzë të reshjeve duke i izoluar reshjet vetëm në zonat malore.
Për sa i përket temperaturave për sot dhe nesër mbetemi në ato të larta ku minimalja është 13 gradë në zonat juglindore dhe maksimalja shkon deri në 30 gradë. Pritet që deri nga e mërkura të kemi rënie të temperaturave, duke kulmuar të premten dhe në fundjavë ku do të kemi rënie të ndjeshme ku në zonat malore shkon edhe 7 gradë dhe vlera maksimale nuk shkon më shumë se 25 gradë.
Problematikë mbetet era, duke bërë që shpejtësia të shkojë edhe deri në 50km/h duke sjellë dallgëzim të lartë në brigjet detare,” ka bërë të ditur meteorologia Lajda Porja .