Sali Berisha ka komentuar në seancën plenare raportin e Transparency International për korrupsionin në Shqipëri.
Sipas ish-kryeministrit lufta e korrupsionit në vend duhet të nisë duke hetuar kryeministrin Rama dhe kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.
“Në trajtimin e korrupsionit, Parlamenti duhet të ndalet në dy krerët e Meduzës. Rama i akuzuar nga Organizata për Bashkëpunimin dhe Sigurinë në Evropë për larjen e 200 milionë eurove në zonat offshore që nuk e përgënjeshtroi kurrë. Jo më pak Lul Brava që u hetua nga Prokuroria e Tiranës për larje parash dhe iu mbyll hetimi.”
Po ashtu, lideri historik i demokratëve u ndal tek protesta e banorëve të “5 Majit” për të cilët tha se askush nuk foli me ta edhe pse protestuan para Kuvendit për tre orë. Berisha kërkoi që të ngrihet një komision hetimor për të hetuar Ramën dhe Bashën për rastin.
