Rroga i shkon për rripa/ Ministrja shpenzon 975 euro vetëm për një rrip

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi duket se “nuk kursehet” për të blerë rripa pantallonash me çmim sa dyfishi i rrogës së saj.

Në një vëzhgim të bërë nga Dosja.al është vënë re se marka e preferuar e Muzhaqit përsa i përket rripave të pantallonave është “Louis Vuitton”.

Në njërën prej fotove që shikoni, ministrja ka zgjedhur një me togëz ngjyrë gri (Metalizzato). Dhe çmimi i këtij rripi në faqen zyrtare është 400 euro.

Në një dalje tjetër, ministrja Muzhaqi ka zgjedhur të njëjtën markë, por këtë herë ndryshon ngjyra e togëzës e cila e afrohet asaj të floririt (gold). Në daljet e saj të dytë, sipas çmimit të referuar në faqen zyrtar, ajo ka shpenzuar jo pak, por plot 975 euro.

E në fakt, sipas pagës së deklaruar e të bërë publike tashmë falë skandalit me të dhënat personale, Muzhaqit i duhet të punojë afro një muaj për këto dy rripa pantallonash. Paga e ministrave varion nga 174 mijë lekë deri në 194 mijë lekë./ dosja.al