Në selinë e PD-së janë rikthyer sërish hekurat në derën që u shkatërrua nga protestuesit.
Media “Fax News” ka raportuar se ditën e sotme janë vendosur sërish hekurat duke mbyllur derën në selinë blu. Ende nuk dihet arsyeja e kësaj lëvizje e cila vjen si frikë e ndonjë tjetër proteste të befasuese nga Sali Berisha.
Sot në orën 18:30 Basha ka mbledhur kryesinë e PD-së ku do të diskutohen aktet e dhunës që u përdorën në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha për të marrë nën kontroll zyrën e kryetarit.
