Përmes një reagimi zyrtar policia ka shpjeguar dimanikën e vrasjes së nënkomisariatit Simir Hoxha.
Një grup prej tre punonjësish kanë shkuar për të asgjësuar një parcelë të vogël më kanabis, ku prenë 62 bimë. Më pas, teksa po ktheheshin për në Lezhë kanë konstatuar makinën ku ndodheshin Aldi Rama, i ulur në sediljen e pasme si edhe Armando Marku dhe Kristjan Sherri.
Pas janë shkëmbyer, me policinë, makina ku ndodheshin tre të rinjtë ka filluar të ndjekë makinën e policisë. Këta të fundit kanë ndaluar duke i thënë të rinjve që të tregonin mjetet e identifikimit. Por, ndërkohë që Marku dhe Sherri kanë dalë nga makina, nënkomisari Saimir Hoxha ka shkuar në pjesën e pasme të makinës ku ndodhej Aldi Rama.
Ky i fundit sipas policisë qëlloi me dy plumba nënkomisarin Saimir Hoxha, pasi i tha “Unë s’jam për t’u kontrolluar”. Nënkomisari Hoxha ndërroi jetë duke u dërguar për në spital.
Në këtë moment, oficerët e grupit të kontrollit kanë reaguar me armët e shërbimit kundër automjetit me të cilin po largohej Aldi Rama pasi vrau nënkomisarin Hoxha. Në vendngjarje janë sekuestruar 9 gëzhoja të kalibrit 9 milimetra, që përkojnë me armët e punonjësve të Policisë. Në automjetin e autorit janë konstatuar 4 dëmtime nga predhat me armë zjarri, me drejtim nga jashtë brenda.
