Zbulohen shkaqet e vdekjes së mësueses 46-vjeçare

Ndonëse familjarët dhe mjekët e Spitalit të Pogradecit ende nuk kanë një përgjigje rreth vdekjes së 46-vjeçares ditën e djeshme në spital, burimet në grupin e hetimit kanë dhënë detaje të reja rreth shkakut që i solli vdekjen mësueses.
Burime pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se Anila Bazelli ndërroi jetë për shkaqe kardiake. I njëjti burim tha se kjo ka qënë edhe përgjigjia dhënë për grupin e hetimit nga ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore.