Balla për Komisionet Parlamentare: “Asnjë deputet nuk do të hyjë pa çertifikatë vaksinimi”

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS-së, në deklaratën e tij për median ka thënë se Komisionet Parlamentare do të mund të mblidhen fizikisht dhe askush nuk mund të hjnë në godinë pa certifikatën e vaksinimit.

Balla theksoi se pavarësisht se nuk ka kontaktuar me kolegë të PD, ka pasur një dakortësi sa i përket respektimit të rregullave minimale nëpër mbledhje siç është: vaksinimi me dy doza vaksine, distanca apo masa të tjera minimale.

Si do të procedohet tani që kemi një debat me opozitën?
“Mendoj se ju gazetarët keni akses të zbardhja e mbledhjeve dhe ne kemi diskutuar mënyrën e mbledhjeve, ajo e fundit e javës së shkuar ku ka prehaluar nevoja e sensibilizimit që në seanca parlamentare të jenë të pajisur me certifikata vaksinimi.
Ju them me përgjegjësi që kam ushtruar aktivitetin tim dhe kërkesën legjitime dhe pjesa më e madhe deputetëve kanë kryer të dy dozat, atya që nuk i kanë kryer janë akoma brenda afateve. Me PD për këtë cështje ka pasur dakortësi që mbledhjet të zhvillohen duke respektuar distancën dhe të gjitha rregullat e tjera minimale. Koha e fituar kete javë ishte sepse axhenda parlamentare ishte e tillë që të kërkonte mirëkuptim nga ana e PD, unë e kuptoj që hallet brenda në shtë[i i bën që të krijojnë probleme të panevojshme. Komisonet online janë një praktikë qe do vijojë, seancat dëgjimore apo cështje qe kërkojnë debat të zgjeruar.
Për ta konkluduar do u bëja thirrje shpirtrave të trazuar në PD, që kjo cështje është mëse e qartë dhe të kryejnë detyrimin qe ka cdo qytetar për vaksinim më dy doza dhe për javën tjetër konferenca Komisioni i kryetarëve do japë dritën jeshile dhe pjesëmarrja do jetë padyshim me këto masa.
Nuk kam pasur kontakt me kolegë të PD por kemi rënë dakort që pjesëmarrja do të jetë e tillë, përjashtuar rastet e veçanta që zotëron udhëzim nga mjeku. Komisionet mund të rikthehen javen e ardhshme. Ajo teoria qe ne kemi frikë nga debati janë histori që duhen lënë mbrapa me detyrat që ka parlamenti me monitorimin e shumë cështjeve”-u shpreh Balla.