Një 82-vjeçar italian duket se ka nisur të jetojë një jetë të dytë pas 33 viteve që jetonte i vetëm në ishullin Budelli në Sradenjë.
Prej më shumë se tri dekadave që jetonte i vetëm me mace dhe zogj të egër, i moshuari detyrohet t’i rikthehet jetës normale.
Kohët e fundit autoritetet italiane njoftuan se po e kthejnë ishullin në një vëzhgim mjedisor dhe i kërkuan që të largohej. Morandi u transferua në ishullin aty pranë La Maddalena, duke blerë një shtëpi të re me paratë që merr si mësues në pension.
Duke folur për CNN ai tha: “Për një kohë të gjatë isha vetëm në Budelli, nuk më pëlqente të flisja me askënd. Jeta ime tani ka marrë një kthesë të re, e fokusuar në komunikimin me të tjerët dhe të qenit pranë njerëzve. Unë jam dëshmia e gjallë se një jetë e dytë, e re është e mundur.“, tha ai.
