Studimi i Havardit/ Ja mëgjesi që duhet ngrënë për një shëndet të mirë

Të gjithë e dinë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës pasi furnizon trupin me energji të nevojshme. Por a keni dëgjuar ndonjëherë për mengjesin ideal me kos dhe arra?

Sipas profesorit të Harvardit, Walter Willett kosi me arra mbush trupin me lëndë ushqyese të pasura, siç janë: fibrat, proteinat dhe yndyrnat e mira. Përveç kësaj, falë probiotikëve që gjenden në kos, metabolizmi përmirësohet. Ai thotë se ushqimet e ëmbla si brioshi, nuk janë aspak të dobishme për organizmin.

Sipas tij, nëse duam të kemi shëndet më të mirë, duhet të rrisim konsumin e frutave, perimeve, arrave dhe bishtajoreve dhe të zvogëlojmë konsumin e mishit të kuq dhe sheqerit. Është gjithashtu e rëndësishme të shtoni ushqime të pasura me fibra, të tilla si tërshëra, pasi japin energji, zvogëlojnë rrezikun e kancerit të mëlçisë, diabetit të tipit 2 dhe obezitetit.