Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Izrael, ky një çift ka vendosur të ndahet pas 25 viteve martesë.
Ajo çka e bën të pazakontë këtë divorc është shkaku. Mësohet se dy parterët vendosën të ndaheshin, pasi gruaja nuk pranonte të vaksinohej.
Avokati që përfaqëson burrin tha se kjo dramë familjare është një dukuri e zakonshme.
“Punëdhënësit e gruas kanë udhëzuar të gjithë ata që nuk janë vaksinuar kundër koronavirusit të vazhdojnë punën nga shtëpia, megjithatë, paga e saj është përgjysmuar ,” tha ai.
Ai shtoi se paga e gruas së tij nuk është e mjaftueshme dhe se është e vështirë të punosh kuzhinier për shkak të pandemisë. Sipas bashkëshortit është qesharake fakti që gruaja e tij nuk vaksinohet.
Gruaja gjithashtu tha se nuk do të vaksinohej edhe nëse do të pushohej nga puna ose do të ndahej nga bashkëshorti. Pas debateve për vaksinimin e gruas, ata kanë pasur konflikte të shumta dhe për vaksinimin e fëmijëve.
Sipas avokatëve të të dyjave palëve, rruga më e mirë do të ishte ndarja.