Ditën e djeshme është bërë publike nga gazetari shkodran, Klodian Zhivani rasti i burri, i cili gjatë ditës ishte ”lypës invalid” kurse gjatë mbrëmjes “kërcimtar” në sheshin e qytetit.
“Paradite “invalid” e lypes, masdite balerin. Ne Shkoder e njohin tan qyteti per te vetmen arsye sepse te trishton me britmat e tij. Therret e bertet ne mes te rruges sikur ka tana fatkeqesite e botes.
Shqeteson çdo kalimtar e çdo njeri ne lokale, ne pune apo shtepi. Ne darke, kthehet ne balerin. I denje per “Dancing with the stars”.
Policia e rendit po run facebook-un ndersa policise bashkiake i kalon poshte dritareve te Voltanes. I nxjerr gjumin edhe punetoreve te bashkise.
Qytet qe vazhdon e flen. Qeveria e bashkia vazhdojne t’ia helmojne gjakun me valium”, shkruan gazetari shkodran.
