Në kuadër të ndeshjeve të Shqipërisë me Hungarinë dhe Poloninë më datat 9 dhe 12, trajneri Reja ka publikuar listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për këto dy duele shumë të rëndësishme.
Amir Abrashi nuk është për këtë ndeshje për shkak dëmtimi, sikurse edhe Qazim Laçi. Ndërkohë që kthehet Ivan Balliu që po paraqitet mirë në LaLiga me fanellën e Rayo Vallecano, si dhe Dermaku, Veseli e Lenjani që janë rikuperuar.
Më poshtë lista e lojtarëve të përzgjedhur nga trajneri italian.
