Po trafikonte emigrantë, përfshihet në aksident 33-vjeçari në Librazhd

Në automjet tip “BMW” është përfshirë në aktisentin e ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë.
Mësohet se drejtuesi i automjetit, 33-vjeçari E.H., ka dalë jashtë rruge si pasojë e humbjes së kontrollit.
Nga ky aksident janë plagosur vetë drejtuesi i makinës si dhe tre emigrantë të paligjshëm nga Siria të cilët ishin pasagjer në makinë.

Njoftimi i policisë

Më datë 03.10.2021, rreth orës 10:10 , në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, në rrugen e re akoma të papërfunduar, shtetasi E.H., 33 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “BMË”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është dëmtuar vetë si dhe janë dëmtuar lehtë tre shtetas të huaj sirianë të cilët ishin pasagjer në këtë automjet. Të dëmtuarit ndodhen në spital për ndihmë mjeksore jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.