Polici grek plagos shqiptarin/ Mediat greke zbulojnë detajet

Mediat greke kanë raportuar, se një shqiptar është përfshirë në një incident të ndodhur në Athinë. Sipas mediave fqinje, rreth orës 09:00 patrulla e policisë ndaloi një automjet tip “Peugeot”.

Ata i bënë sinjal shoferit që të ndalonte për ta kontrolluar dhe vunë re se makina ishte e vjedhur. Ndërsa, shoferi për të cilin thuhet se është shqiptar, raportohet se e shtyu një nga policët hipi në makinë dhe tentoi të largohej.

Më tej oficeri i policisë qëlloi në drejtim të shqiptarit dy herë, dhe një prej plumbave e kapi në këmbë. Ndërkohë pritet mbërritja e autoambulancës për të marrë të lënduarin.