Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Bosnje dhe Hercegovinë, ku janë publikuar disa foto të çuditshme të kryetarit të komunës Prijedor.
Në foto shihet kryetari Dalibor Pavloviq duke konsumuar disa pilula dhe duke vjellur në banjo.
Fotografitë, të publikuara nga gazetari Sllobodan Vaskoviq, shkaktuan një stuhi në Republikën Srpska.
Pavloviq bëri fotografi me pilula në gojë. Ai më pas përdori selfie për të dokumentuar sesi përkulet mbi tasin e tualetit, dhe më pas sesi shtrihet pranë tij.
Për shkak të gjithë kësaj, presidenti i Republika Srpaskas, Millorad Dodik, i bëri thirrje që të japë dorëheqje.
Sot u mbajt një seancë e Bordit të qytetit të Prijedorit, në të cilën kryetari Dalibor Pavloviq nuk mori pjesë, por njoftoi dorëheqjen e tij me shkrim.
“Si mbajtës i një posti publik dhe njeriu i parë i qytetit të Prijedorit, unë kam përgjegjësi për t’i informuar bashkëqytetarët e mi dhe publikun e gjerë për punën që bëj, si dhe për jetën time private nëse ndikon në mirëqenien e komuniteti të cilit i shërbej. Fyerjet, nënçmimet, të cilat janë shfaqur në disa media ditët e fundit, mund ta trondisin marrëdhënien e besimit që kam ndërtuar me qytetarët e Prijedorit që nga marrja e detyrës, njoftoj publikun se pranoj propozimin e presidentit Milorad Dodik”, tha Pavloviq.