Omicron mbërrin në Shqipëri, ja vatrat më të nxehta

Në Shqipëri janë regjistruar 6 humbje jete dhe 475 qytetarë të infektuar, gati trefish krahasuar me ditën e djeshme nga 4384 testime në total.Të shëruarit sot ishin 366. Aktualisht në Shqipëri janë  5,262 raste aktive me koronavirus. Por cilat janë qytetet me më shumë të infektuar?

Padyshim Tirana mban vendin e parë me 2438 raste e ndjekur nga Fieri me 617 dhe më pas Durrësi. Vetëm sot nga 475 qytetarë që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 239 ishin në Tiranë. Qarku që ka më pak të infektuar në Shqipëri është Dibra me 79. Javën e kaluar në vendin tonë u konfirmua varianti Omicron i cili duket se ka ndikuar në rritjen e infektimeve.