Gledis Nano, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në një konferencë për median ka bërë publike emrat e drejtorëve të rinj të policive në qarqe.
Ajo çka vihet re është rikthimi në Elbasan i Ardian Çipës, i cili ka shërbyer si zëvendësdrejtor i Policisë së Qarkut Elbasan 2007 – 2008.
Nano: Në funksion të prioriteteve të reja të përcaktuaa nga policia e shtetit, pas një analize kam vendosur të bëj disa ndryshime duke emëruar në drejtoritë vendore të policisë emrat e mëposhtëm.
Emërimet:
Lorenc Panganika, drejtori i policisë së Tiranës
Hamdi Fjora, drejtori i policisë Shkodër
Gentian Berberi, drejtori i policisë Vlorë
Ardian Çipa, Drejtori i Policisë Elbasan
Alfred Cepe drejtor në Fier
Gjovalin Loka drejtor në Korçë
Neritan Nallbati drejtor në Durrës
Rebani Jaupi drejtor i departamentit për Sigurinë Publike
Edmond Suloj drejtor në Kukës
Bledar Celiku në Gjirokastër
Oltion Bistri drejtor në Lezhë
Skëndër Hithaj drejtor në Dibër
Alban Dautaj drejtor i Antiterrorit
Fatmir Hoxha drejtor në kufirin e Migracionit Korcë
Kush është Ardian Çipa?
Drejtues Ardian Çipa ka lindur më 14 Shtator 1976 në Himarë. Është i martuar dhe ka një fëmijë. Ka përfunduar studimet për drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 2014. Në harkun kohor 1996 – 1999 ka kryer Akademinë e Policisë në Tiranë.
Shkollën e Mesme të Përgjithshme e ka kryer në gjimnazin “Spiro Gjiknuri” Himarë të cilin e ka përfunduar në vitin 1996. Arsimin 8 – vjeçar e ka kryer në Himarë (1983 – 1991).
Drejtues Ardian Çipa është emëruar në detyrën e Drejtorit të Policisë së Qarkut Tiranë në Tetor 2013. Ka ushtruar detyra të rëndësishme në Policinë e Shtetit sikurse
Shef i Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit prej vitit 2008;
Zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë 2009;
Zëvendësdrejtor i Policisë së Qarkut Elbasan 2007 – 2008;
Specialist në Sektorin Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit 2006 – 2007.
