Astrologji/ Ja cilat janë shenjat që do të surprizohen gjatë kësaj jave

Gjatë kësaj jave, në datat 18-23 Tetor, këto do të jenë shenjat e zodiakut që do të përjetojnë surpriza të këndshme dhe ndryshime rrenjësore.
Peshorja
Mundësi për zgjidhjen e çështjeve personale, por edhe shumë argëtim. Këto janë karakteristikat e kësaj jave. Bëni atë që ju pëlqen. Projektet e artit, ngjarjet krijuese dhe një komunikim më i mirë ju pret. Përfitoni nga mundësitë që hapen para jush.
Akrepi
Viti i ri po afron dhe po filloni të mendoni për atë që keni arritur dhe atë që nuk keni bërë deri më sot. Jeni në qendër të ngjarjeve dhe kjo do t’ju pëlqejë. Personaliteti juaj po evoluon dhe tani mund të gjeni një burim më të thellë të pranimit të së vërtetës. Përfitoni nga gjithë mençuria që keni fituar vitin e kaluar për të zbuluar atë që dëshironi vërtet.
Shigjetari
Ju jeni personi më joshës për momentin, ndërsa mundësi të reja po shfaqen kudo. Komunikimi do të përmirësohet në të gjitha nivelet, edhe pse tensione të vogla do të krijohen rreth datës 20 të muajit. Por do të jeni në gjendje t’i kundërshtoni falë sharmit tuaj.