Mundësia për të bashkëpunuar me opozitën/ Rama: “Të shohim…Nuk dimë kush është kush”

Kryeministri Rama ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Partinë Demokratike. Për gazetarët Rama është shprehur se uron që demokratët të dalin sa më shpejt nga situata duke kapërcyer “kufomat poitike”, Bashën dhe Berishën.

I pyetur nëse mazhoranca sheh mundësi për të bashkëpunuar me opozitën në këto kushte, kreu i qeverisë tha se kjo mbetet për t’u parë pasi “nuk dihet më se kush është kush.”
Megjithatë, ai shtoi se për sa kohë deputetet demokratë janë legjitimë sepse janë në Parlament me votën e zgjedhësve, mundësitë mund të krijohen.

“Të dy këta përfaqësues të mbetur nga e shkuara në këmbë, nuk kanë asnjë legjitimitet veç e veç. Deputetët e PD, janë legjitimë sepse janë aty me votën e popullit. Kur shohim që ka shans për bashkëpunim, jemi aty për ta bërë këtë. Situata është e vështirë për momentin..do të shohim si do të zhvillohet. Uroj që të ketë një zgjidhje paqësore. Uroj që dhuna dhe fortifikimet të mbeten pas.”

Më datën 29 janar Partia Socialiste do të mbledh Kongresin e Partisë, në kuadër të disa ndryshimeve statuore.