Ujësjellës kanalizime Elbasan kanë dhënë njoftimin e rëndësishëm për të gjithë qytetarët elbasanas. UKE ka lënë në postim tre numra celularësh për të qenë në kontakt me banorët.
Të nderuar qytetarë
Nisur nga parashikimet e motit për ditët në vijim do të mbizotërojnë temperaturat shumë të ulëta të cilat do të arrijnë në disa grade nën zero dhe në zbatim të porosisë së Drejtorisë së AKUM-it, UKE sh.a. do të organizojë shërbimin 24 orë për problemet që do të dalin.
Duke e vlerësuar furnizimin me ujë dhe kanalizimet si shërbimi parësor UKE sh.a. do të angazhojë cdo aset njerëzor apo mjete që ky shërbim të mos mungojë.
Për këtë shoqëria UKE sh.a. vë në dispozicion tre numra kontakti:
– Dispeceria 0675036005
– 0672080687
– 0692323214
