Metoda japoneze/ Ja si të parandaloni plakjen e lëkurës në kushte shtëpie

Gratë japoneze janë të njohura për fytyrën e pastër dhe lëkurën e butë. Ndonëse Japonia është nja nga shtetet më të zhvilluara në botë, ku teknologjia dhe kozmetika kanë arritur majat prej kohësh, sërisht gratë japoneze preferojnë të përdorin metoda tradicionale për kujdesin ndaj vetes. 

Prej shekujsh tashmë gratë japoneze përdorin ujin e mbetur pas gatimit të orizit për të pastruar fytyrën. 

Uji i orizit parandalon plakjen e lëkurës, e mbron nga dielli, vendos nën konroll yndyrën dhe zvogëlon pigmentin e saj.

Si ta përgatisni:

Shpëlajeni orizin dhe shtoni 2-3 gota ujë.

Lëreni të qëndrojë në temperaturën e dhomës deri në 48 orë.

Përzieni orizin dhe kullojeni ujin.

Ujin e orizit mund ta ruani në një enë të mbyllur deri në 7 ditë dhe ta përdorni si pastrues për lëkurën dhe flokët.