Berisha nis takimet me demokratët/ Nuk mohon marrjen e postit të kryetarit të PD-së

Ish-kryeministri Berisha ka bërë të ditur se nesër do të nisë takimi në hotel “Rogner” në Tiranë “Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”. Ai ka bërë të ditur se takimi do të jetë i hapur dhe pas Tiranës do të organizohet në qytete të tjera. 

Njoftimi që Berisha u ka çuar demokratëve:

Te dashur miq, Diten e enjte me dt 16 shtator ora 18:00 ne Hotel Rogner nisim ciklin e “Foltores per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte dhe me te hapur”!

Foltorja do te jete nje bashkebisedim me demokratë dhe demokrate qe nis ne Tirane dhe do udhetoj ne mbare vendin. Jeni te mirepritur!

Në disa dalje të njëpasnjëshme televizive, Berisha ka deklaruar se ai nuk ka ndërmend që të nisë krijimin e një lëvizje të re politike dhe beteja e tij do të jetë për ringritjen e PD.

I pyetur nëse ka ndërmend që të marrë  vendin e Bashës në krye të partisë, Berisha nuk e ka përjashtuar një mundësi të tillë, duke thënë se nëse do të jetë vullnet i ”atij lart”, ai do të punojë çdo ditë për ringritjen e PD.