Dëshira e një burri për të mos dalë nga tualeti u bë shkak i zbritjes urgjente së një avioni me 134 pasagjerë në Graz të Austrisë.
Sipas Brusselstimes, policia lokale tha se pasagjeri u mbyll në tualet menjëherë pas ngritjes nga Qiproja për në Zyrih të Zvicrës.
Si pasojë, piloti vendosi të zbriste në Graz, në mënyrë që të merrej me situatën.
Burri më në fund u largua nga tualeti, por pa dhënë asnjë shpjegim për sjelljen e tij.
Ndërkohë, u bë e ditur gjithashtu se asgjë e dyshimtë nuk u gjet në bagazhin e pasagjerit.