Lufta në Ukrainë/ CNN: SHBA-ja pajisi me telefon “sekret” Zelenskyn para nisjes së luftës

Presidenti ukrainas është pajisur nga SHBA me një telefon satelitor përpara fillimit të luftës, shkruan CNN.

“Shtetet e Bashkuara janë në kontakt të vazhdueshëm me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky përmes një telefoni të sigurt satelitor që qeveria amerikane i dha qeverisë ukrainase, muajin e kaluar përpara se të fillonte pushtimi rus”, ka thënë një zyrtar amerikan.

“Telefoni i sigurt i lejon Zelenskyt të qëndrojë në kontakt me Shtetet e Bashkuara,” shtoi zyrtari i paidentifikuar amerikan.

Zelensky ka bërë të qartë se synon të qëndrojë në vendin e tij dhe aktualisht po zhvendoset në disa pika të Kievit, të cilat nga trupat ukrainase, raportoi CNN.

Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar një telefon satelitor të ngjashëm edhe ministrit të Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba, sipas zyrtarit amerikan.

Sipas CNN, u deshën disa ditë që ukrainasit të vënë në funksion telefonat satelitorë pasi udhëzimet për përdorimin e tyre ishin në anglisht dhe jo në gjuhën ukrainase.