Petrit Vasili ka reaguar menjëherë pas përjashtimit të Berishës përgjithmonë nga PD-ja.
“Ha ha ha laraskat perjashtojne shqiponjen!”- ka shkruar nënkryetari Vasili
Megjithëse mes PD-së dhe LSI-së , marrëdhëniet janë zbehur ndjeshëm që pas zgjedhjeve të 25 prillit, Vasili ka bërë publike pozicionimin e tij krahë Berishës.
Sjellim ndërmend se Sali Berisha nuk është më pjesë e Partisë Demokratike. Vendimi për përjashtimin e tij përgjithmonë nga PD është marrë nga Lulzim Basha dhe Kryesia në mbledhjen që nisi pasditen e djeshme dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Një nga vendimet e marra është edhe përjashtimi i anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit.
Po ashtu “me dorë të hekurt” Kryesia ka vendosur shkarkimin 9 drejtuesve politikë në qarqe, të cilët u pozicionuan me Sali Berishën.
Kryesia ka vendosur shkarkim të drejtuesve politikë:
-Belind Kelind Kellici-Tirane
-Albana Vokshi-Tirane
-Aldo Bumci-Tirane
-Agron Shehaj-Tirane
-Flamur Noka
-Tritan Shehu-Gjirokaster
-Bujar Leskaj-Vlore
-Edmond Spaho-Korce
-Edi Paloka-Durres
