Kreativitet dhe zgjuarsi/ Dy domethëniet e kësaj ngjyre që do të dominojë modën vitin e ardhshëm

Gjithnjë në botën e modës është një ngjyrë që përcakton trendin e vitit. 2022-shi do t’i përkasë Very Peri-t, një nuanceje vjollce.

Nuk është një zgjedhje e rastësishme pasi kjo ngjyrë shpreh zgjuarsi dhe kreativitet.  Sa i përket garderobës, kjo nuancë është e freskët dhe e guximshme duke sjellë një ajër të ri në stilin tonë.

Në të njëjtën kohë, gjithçka tregon se ngjyra vjollcë në çdo ton të mundshëm, është ajo që do të zëvendësojë rozën në paraqitjet e përditshme, duke filluar nga veshjet te aksesorët.  Në koleksionet e Pranverë/Verë 2022, pamë vjollcën në pasarelat e Valentino, Dolce & Gabbana, Versace me fustane, geta dhe taka të larta.