Kombinimet më të mira për të humbur në peshë/ Ja ç’duhet të hani më mëngjes

Të hash mëngjes nuk do të thotë të humbasësh në peshë, por studimet kanë treguar se dhe kjo mund të arrihet.

Mëngjeset e pasura me proteina stimulojnë hormonet e ngopjes më shumë sesa mëngjeset me të njëjtat kalori, por me përmbajtje më të lartë yndyre ose karbohidrate.

Në veçanti, këto vakte të pasura me proteina janë më efektive në mbajtjen e grelinës (hormoni i urisë) në nivele më të ulëta sesa karbohidratet ose yndyrnat. Megjithatë, proteina nuk është i vetmi makronutrient që mund të mbështesë humbjen e peshës.

Ka shumë lëndë të tjera ushqyese (madje edhe vitamina dhe minerale) që mund të përshpejtojnë djegien e yndyrës.

Tërshërë dhe kos

Ky mëngjes kombinon fibrën beta-glukan në tërshërë (e njohur për ngadalësimin e tretjes dhe reduktimin e hormoneve të urisë) me proteinën e kosit me cilësi të lartë.

Bukë integrale dhe avokado

Drithërat integrale janë të pasura me fibra, të cilat mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më të ngopur për më gjatë. Dhe shtimi i avokados i jep kësaj pjate yndyrna të mira, të cilat gjithashtu mund të ndihmojnë në mbështetjen e qëllimeve për humbje peshe.