Këshilla/ Ja si mund të parandaloni rënien e flokëve

Në këtë artikull do të gjeni disa këshilla se si mund të parandaloni rënien e flokëve.
Shmangni gjumin me flokë të lagur
Edhe pse duket e këndshme të flini pasi keni bërë një dush një gjë e tillë nuk rekomandohet. Nëse bëni dush natën, sigurohuni që t’i thani flokët plotësisht për të parandaluar këputjen e tyre.
Përdorni maskë flokësh gjatë natës
Fijet e hidratuara në mëngjes do të thotë më pak rënie gjatë gjithë ditës. Maskat e flokëve gjatë natës janë mënyra ideale për t’i dhënë flokëve tuaj ushqimin dhe lagështinë e nevojshme.
Asnjëherë mos i lidhni flokët dhe mos vini kapuç;
Lirimi i flokëve para gjumit duhet bërë patjetër. Ky proces do të stimulojë gjithashtu qarkullimin e gjakut. As kapuçi nuk rekomandohet të vihet.