Kërkoi të hynte në gjykatë, Gazmend Bardhi përplaset me policinë: “Zoti deputet nuk të provokova”

Gazmend Bardhi ka shkuar ditën e sotme në gjykatën e Tiranës, ku po merrej vendimi për të arrrestuarit nga protesta e 8 janarit.

Bardhi është përfshirë në një ‘përplasje’ me oficerin e policisë vetëm sepse ky i fundit nuk e ka lënë të futet në seancë sepse nuk kishte leje nga eprori i tij. Kjo ka sjellë reagimin e Bardhit i cili e ka konsideruar veprimin e oficerit si një provokim.

Biseda e plotë

Oficeri i policisë: Të lutem prisni një moment se do shohim se kush do të hyjë i pari nga ju.

Deputeti Gazment Bardhi: Mos më provoko se më provokove deri tani, nuk t’u përgjigja.

Oficeri: Po nuk ju provokova zoti deputet, i nderuar do të pyes eprorin tim tani. Nuk kam as përse të të provokoj se as emrin nuk ta di.

Bardhi: Më pyet nëse nuk e di, nëse nuk e di emrin tim.