“Kam mbërritur në një pikë të jetës sime kur nuk më pëlqen të humbas më tepër kohë me gjërat që nuk më pëlqejnë apo më lëndojnë.”

Në këtë artikull do të lexoni fjalën e aktores së njohur amerikane Meryl Streep. Ajo shënon dhjetra role në kinema, ku më së tepërmi është bërë e njohur në filmin “Sophia’s Choice”.

“Nuk kam durim për disa gjëra, jo sepse jam shndërruar në arrogante, thjesht sepse kam mbërritur në një pikë të jetës sime kur nuk më pëlqen të humbas më tepër kohë me gjërat që nuk më pëlqejnë apo më lëndojnë. Nuk kam durim për cinizmin, kritikat e shfrenuara, apo kërkesat e çdo natyre. E kam humbur dëshirën për të kënaqur atë që nuk më lumturon, për të dashur atë që nuk më do, apo për t’i buzëqeshur atij që nuk mëbuzëqesh.

Nuk i kushtoj asnjë minutë personave që gënjejnë, apo dëshirojnë të më manipulojnë. Kam vendosur të mos jetoj më me supozimet e të tjerëve, me hipokrizitë apo me mungesën e ndershmërisë. Nuk i mbështes konfliktet dhe as përballjet. Unë besoj në një botë me mendime të ndryshme. Për këtë arsye i shmangem personave të ngurtë dhe jo fleksibël. Nuk shoqërohem me asnjë që nuk di t’i inkurajojë apo mbështesë tëtjerët. Mbi të gjitha, nuk kam aspak durim për personat që nuk e meritojnë durimin tim”. – Meryl Streep