Ja kush është vendi i parë i BE-së që legalizoi përdorimin e kanabisit

Kultivimi dhe përdorimi i kanabisit është legalizuar për herë të parë në Maltë, duke shënuar vendin e parë të BE-së që miraton këtë projektligj me shumicë votash në Parlament. 

Sipas ligjit të ri, qytetarët e moshës mbi 18 vjeç do të lejohen të posedojnë deri në shtatë gramë kanabis dhe të kultivojnë deri në katër bimë kanabis në shtëpi. Megjithatë, pirja e duhanit të kanabisit në publik është e paligjshme dhe kushdo nën 18 vjeç që kapet duke konsumuar kanabis do të gjobitet nga 340 deri në 564 dollarë.

Në tetor, Luksemburgu njoftoi se do të legalizonte kanabisin, megjithatë parlamenti ende nuk e ka miratuar. Italia pritet të marrë vendimin në një referendum vitin e ardhshëm. Dhe qeveria e ardhshme e koalicionit të Gjermanisë pritet të legalizojë kanabisin, sipas një projektligji muajin e kaluar.