I gjeti burrit grua të dytë/ “E vesha vetë dhe nxorra te gratë”

Një histori sa e trishtë aq dhe e pazakontë vjen nga Kosova, ku Nurije Istrefi, tani 68 vjeçe sakrifikoi familjen e saj për t’i gjetur një nuse tjetër burrit pasi nuk bënte dot fëmijë. Ajo u martua në moshën 23-vjeçare por pas 17 vitesh, për hir të dashurisë dhe për t’i plotësuar dëshirën për një fëmijë bashkëshortit, vendosi të gjente një grua të dytë për të.
E moshuara rrëfeu për moderatorin Alban Musa në emisionin e mëngjesit në ABC, se si ajo i kishte gjetur dhe e kishte rregulluar nusen e re për ditën e dasmës. “E kam marrë, e kam sjellë te shtëpia, më shikon gratë se çfarë po bëj. E kam veshur dhe e kam nxjerrë te gratë. Zemra e di, plagët e mia e dinë, prej mërzie por çfarë me bërë.”, tha ajo.
Pas dy vitesh, Nurija tregoi se dhe nusja e re nuk kishte arritur të bënte fëmijë. Më pas, bashkëshorti ishte larguar drejt Gjermanisë, ku ishte njohur me gruan e tretë, e cila i dhuroi më në fund fëmijën që kishte dëshiruar prej vitesh. Tani, ajo ndodhet në një shtëpi të moshuarish në Skënderaj, dhe i vetmi që kujdeset për të është një nga djemtë e bashkëshortit të dytë që të mos i mungojë asnjë gjë. /abcnews.al