Pas 11 vitesh dy aktorët ribashkohen/ Mediat turke bëjnë me dije lajmin për fansat

Kivanç Tatlitug dhe Beren Saat do të rikthehen në një projekt të përbashkët pas 11 viteve nga seriali i shumëpëlqyer “Dashuri e ndaluar”.
Akoma nuk është zbuluar se cilat do të jenë rolet e aktorëve në serialin “Kral Kaybederse”, por diçka është e sigurt bëhet e ditur nga mediat turke.
Kujtojmë që “Dashuri e ndaluar”, me skenarin e saj mbresëlënës dhe kastin legjendar, pati një sukses të jashtëzakonshëm jo vetëm në Turqi, por në çdo ekran ku është shfaqur.